Makina përmbyset në qendër të Shkodrës

Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës, para poliklinikës.

Mësohet automjeti, “Volkswagen Golf 7”, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë.

Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, ndërsa i plagosur lehtë ka mbetur drejtuesi i automjetit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN