Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Oblak një mur, Suarez e Messi e kalojnë vetëm në fund

Nga A2 CNN
6 Prill 2019, 22:41 | Futboll
Oblak një mur, Suarez e Messi e kalojnë vetëm në fund

Barcelona thuajse e ka siguruar titullin kampion pasi mundi këtë të shtunë kundërshtarin direkt Atletico Madrid, me rezultatin 2-0, duke u shkëputur 11 pikë larg në renditjen e La Liga, kur kanë mbetur për t’u luajtur edhe 7 takime.

Katalanasit vuajtën kundër një rivali të denjë si Atletico, që rezistoi thuajse deri në fund falë disa mrekullive të portierit Jan Oblak, edhe pse luante me një lojtar më pak që prej minutës së 28’ pasi Diego Costa u largua me karton të kuq.

Coutinho, Suarez dhe Messi patën dy raste fantastike por të vetëm përballë Oblak u ndalën nga portieri slloven, ndërsa Jordi Alba goditi shtyllën.

Por pesë minuta nga fundi, Suarez realizoi një gol fantastik nga distanca me Oblak që këtë herë nuk mundi të bënte asgjë për të ndalur topin të përfundonte në rrjetë. Dy minuta më pas erdhi edhe goli i Messit, i cili nga brenda zonës mposhti për herë të dytë portierin kundërshtar, pas një aksioni të bukur individual.

A2 CNN Livestream

Dita jonë