Përgjimet e Alizotit, Spaho: Heshtja njëjavore konfirmon përfshirjen e Ramës

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, akuzoi kryeministrin Rama, ish-ministrin Xhafaj dhe kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, si të përfshirë në një manipulim kundër opozitës dhe medias për fabrikimin e një dëshmitari të rreme si Fredi Alizoti. Përgjimet në prokurori konfirmojnë akuzat e PD dhe heshtja njëjavore e Qeverisë është po ashtu provë se ajo ka të drejtë, u shpreh Spaho.

“Është përfshirja e vetë Edi Ramës në këtë aferë mafioze, arsyeja pse ai nuk ka gjetur guximin as të distancohet e jo më të dënojë këtë akt mafioz e të dënojë këto të përfshirë në të”, tha Spaho. “Kryeministri porosit manipulimin e së vërtetës së përfsh9irjes në trafik droge të vëllait të ministrit të brendshëm dhe shërbëtorët e tij në polici, shërbimin informativ dhe prokurori e zbatojnë atë”.