Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Përsëri Kean për Juven, Inter ka në dorë fatin e Milanit

Nga A2 CNN
6 Prill 2019, 19:59 | Futboll

Moise Kean është njeriu i momentit te Juventus. Sulmuesi italian shënoi golin vendimtar që i siguroi skuadrës së tij fitoren 2-1 në sfidën kundër Milanit, pak ditë pasi i dha trepikëshin në përballjen me Empolin. Kur duheshin edhe gjashtë minuta nga fundi i ndeshjes, me rezultatin 1-1, 19-vjeçari shfrytëzoi në maksimum pasimin e Pjanic dhe gjuajtuja e tij ishte e pakapshme për Pepe Reinan.

Ishte Milani që kaloi i pari në epërsi me anë të Piatek në të 39’, me polakun që vërtetoi edhe një herë se është njeriu i duhur për sulmin kuqezi. Bardhezinjtë e rritën presionin dhe iu afruan golit që në shtesën e pjesës së parë, kur Mario andzukic detyroi Reinan të bënte një pritje spektakolare për t’i mohuar golin.

Por ai do të vinte në mes të pjesës së dytë, kur Mateo Musacchio pengoi në zonë Paulo Dybala dhe argjentinasi nuk gaboi nga pika e bardhë. Më pas mendoi Kean, i futur në vend të Dybalas, për të mbyllur llogaritë dhe realizuar fitoren e 27 në 31 takime për kampionët në fuqi të Italisë. Calhanoglu pati një mundësi të mirë për të barazuar për kuqezinjtë në fund por Szczesny ia mohoi golin.

Humbja rrit presionin te Milani për të siguruar një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm, me Atalantan vetëm një pikë larg dhe një ndeshje më tepër. Tani mund të thuhet se “fatin” e Milanit e ka Interi, që pret bergamaskët nesër në “San Siro”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani