Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rusi, përurohet fusha e krijuar nga gotat plastike të birrës

Nga A2 CNN
6 Prill 2019, 12:42 | Sporte të tjera

Në Soçi është inauguruar fusha me bar artificial, e krijuar nga gotat plastike të birrës, të përdorura gjatë Botërorit 2018 në Rusi.

Pas evenimentit, ku Franca triumfoi në finale ndaj Kroacisë, në stadiumet ku u luajtën ndeshjet, u grumbulluan më tepër se 50 mijë gota plastike.

Fusha është e veçantë, jo vetëm prej përdorimit të materialit të riciklueshëm, por edhe prej ngjyrës: ndryshe nga terrenet tradicionale, në Soçi tapeti është i bardhë, ndërsa vijëzimet kanë ngjyrë të kuqe.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani