“Single” prej 10 vitesh, Charlize Theron: Duhet një burrë guximtar, jam e gatshme

Charlize Theron është gati për një marrëdhënie dashurore, por duhet një burrë që të marrë guximin dhe të dalë para saj. Aktorja 43-vjeçare ishte në promovimin e filmit të saj të fundit, “Long Shot”, kur e pyetur për jetën private u përgjigj me humor.

“Kam 10 vite që jam “single”, dhe nuk jam rast i humbur”, tha ajo për “Entertainment Tonight”. “Thjesht duhet një burrë me guxim që të më dalë përpara. Jam e gatshme”.

Në fakt, lidhja e saj e fundit ishte me aktorin tjetër, Sean Penn. Ata madje u fejuan, por vendosën të ndaheshin në vitin 2015.

Theron ishte nën shoqërinë e aktorit Seth Rogen kur bëri komentet, pasi bashkë po promovojnë filmin “Long Shot” që do të shfaqet në kinematë amerikane nga data 3 maj.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN