Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Tentuan bllokimin e hyrjes së Kryeministrit në Kukës, procedohen 13 protestues

Nga A2 CNN
6 Prill 2019, 19:06 | Kronikë
Tentuan bllokimin e hyrjes së Kryeministrit në Kukës, procedohen

Policia procedoi 13 shtetas që protestuan në Kukës duke tentuar t'i bllokojnë rrugën Kryeministrit Rama. Duke e konsideruar protestën të paligjshme, të organizuar nga Partia Demokratike tek Ura e Drinit, policia i motivoi procedimit e shtetasve nga Kukësi dhe Hasi me pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit dhe kundërshtimin e punonjësve te Policisë së Shtetit.

Kryeministri Rama ishte të premten disa orë në Kukës në kuadër të turit Bashkia që duam, ku si kandidat të socialistëve shpalli Safet Gjicin. Ndërkohe mori pjesë edhe në nisjen e punimeve për aeroportin ndërkombëtar të Kukësit, punime që Qeveria thotë se do të zgjasin 12 muaj, ndërsa pas dy vitesh pritet të nisë veprimtaria e tij.

Protestat e banorëve të Kukësit bënë që Kryeministri të hynte dhe të largohej nga qyteti me helikopter. "Nuk mund të qëndrosh Kryeministër i një populli që të urren dhe e urren”, ishte reagimi i Edi Palokës, nënkryetar i Partisë Demokratike.

A2 CNN Livestream

Dita jonë