Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vizita e Palmer, Braçe: Ndërkombëtarët na kanë dhënë të drejtë

Nga A2 CNN
6 Prill 2019, 15:19 | Politikë
Vizita e Palmer, Braçe: Ndërkombëtarët na kanë

Matthew Palmer e gjen Tiranën fillim javën e ardhshme, në mes të një krize politike. Por a do të arrijë zëvendësndihmëssekretari amerikan, atë që realizoi në 2017-n paraardhësi i tij Hoyt Bryan Yee?

Mazhoranca nuk mendon se do të ketë surpriza. “Ndërkombëtarët kanë qenë shumë të qartë deri tani. Në të gjitha deklaratat si nga Brukseli, po ashtu edhe nga Uashingtoni, por edhe nga Berlini, është bërë shumë e qartë, që Parlamenti dhe mazhoranca janë legjitime, të dala nga një palë zgjedhje të certifikuara ndërkombëtarisht. Në krahun tjetër edhe qeveria është legjitime, në raport me ato zgjedhje që janë kryer në vitin 2017-të. Thënë këtë, unë mendoj se këto dy elementë të rëndësishëm janë të padiskutueshëm, të panegociueshëm,”.

Por si i përgjigjet zëvendëskryeministri për zërat kritikë brenda partisë? “Kolegëve të mi, shokëve të mi, u përgjigjem ose me dialogoj, këmbej mendime, vetëm në forumet e Partisë Socialiste”.

Javën e fundit kanë qenë disa zëra brenda radhëve të mazhorancës, kundër qasjes së qeverisë jo vetëm ndaj opozitës por dhe ligjeve që ajo sjell në Kuvend.

A2 CNN Livestream

Dita jonë