Zyrtari i lartë gjerman: Interesi strategjik për Ballkanin ka rënë

“Interesi strategjik i Bashkimit Europian për rajonin e Ballkanit Perëndimor ka rënë”.

Kështu u shpreh për “Deutsche Welle” sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Ruth. Kjo, sipas tij, është shqetësuese, pasi stabiliteti dhe siguria e Unioni lidhet ngushtë me atë të Ballkanit Perëndimor.

Michael Ruth, sekretar i shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane

Ruth mendon se është me rëndësi të rritet prania e Bashkimit Europian në rajon. Ballkani Perëndimor duhet gëzojë prioritet për të gjitha presidencat e radhës, ishin fjalët e Ruth, i cili shtoi më tej se pavarësisht mbingarkesës Blloku nuk duhet ta harrojë në asnjë moment rajonin.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN