Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

73 vjeç mes shtyllave, ky është portieri më i vjetër në botë

Nga A2 CNN
7 Prill 2019, 17:48 | Futboll

Një 73-vjeçar nga Izraeli është bërë zyrtarisht portieri më i vjetër në botë që luan në një ligë profesioniste, duke marrë edhe certifikatën nga Libri i Rekordeve Guinness për këtë arritje.

Isaak Hayik i kishte dërguar një letër zyrës së Rekordeve Guinness dhe u habit kur pa të premten përfaqësues të saj të mbërrinin në fushën ku ai do të luante me skuadrën e tij, Maccabi Ironi Or Yehuda.

“Nuk do ta kisha besuar kurrë që do të më shpallnin jo vetëm portierin më të vjetër në botë, por edhe lojtarin aktiv më të vjetër në të gjithë globin”, tha Hayik për “The Times of Israel”.

Pavarësisht se skuadra e tij u mund 5-1, Hayik luajti për 90 minuta, pasi ky ishte një kusht për të fituar rekordin. i lindur në Irak në vitin 1945, Hayik u transferua në Izrael kur ishte 5 vjeç dhe nisi karrierën si futbollist në vitet 1960.

Rekordin e mëparshëm si lojtari më i vjetër në botë e mbante uruguaiani Robert Carmona, i cili ishte 53 vjeç kur luajti ndeshjen e fundit në tetor 2015 me klubin Pan de Azúcar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani