Artistët 11-vjeçarë kompozojnë për filarmoninë e Nju Jorkut

Brenda mureve prestigjioze të qendrës “Lincoln”, përpara qindra spektatorëve, orkestra e famshme filarmonike e Nju Jorkut performoi muzikë të krijuar nga kompozitorë 11-vjeçarë. Paloma Dineli Chesky është në klase të 5-të, luan piano dhe këndon. Përveç se autore e këngës Rising që debutoi në qendrën “Lincoln”, 11-vjeçarja shkroi notat për secilin instrument në orkestrën prej 106 pjesëtarësh.

Kompozimi tjetër i performuar nga orkestra e Nju Jorkut kishte si autor bashkëmoshatarin e saj Mack Scocca-Ho, i cili i bie pianos dhe violës. Dy muzikantët të talentuar janë pjesë e programit “kompozitorë shumë të rinj” të filarmonisë së Nju Jorkut.

“Më thanë se kisha vetëm një muaj kohë për të kompozuar pjesën time. Pata një shpërthim emocionesh pasi nuk e kisha bërë kurrë më parë këtë”, thotë Paloma. “Fillimisht nuk e kisha idenë se çfarë do të kompozoja. Mendoja thjesht se do të kisha në dispozicion të gjithë orkestrën kështu duhej një fillim shpërthyes”, shton shoku i saj Mack.

Programi të ngjashme që ndihmojnë në zbulimin e talenteve të reja ka edhe në shtete të tjera amerikane, në Europë, Azi dhe Amerikën e Jugut.