Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Balla: Opozita e frikësuar nga zgjedhjet, ndaj bojkoton e dhunon

Nga A2 CNN
7 Prill 2019, 17:08 | Politikë
Balla: Opozita e frikësuar nga zgjedhjet, ndaj bojkoton e dhunon

Për kreun e deputetëve socialistë, Taulant Balla, situata në të cilën ndodhet sot opozita lidhet me faktin se ajo është e frikësuar nga zgjedhjet e ardhshme vendore. “Më i frikësuari është Basha, i cili rrezikon të përballet me humbjen e tretë radhazi, çka do i hapte probleme serioze brenda në parti”, thotë Balla.

Sipas tij, kjo është arsyeja që opozita është e gatshme të bëj çdo gjë, duke përfshirë aktet e dhunshme dhe bojkotin përfundimtar të institucioneve. Këto deklarata Balla i bëri pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste Luis Ayala, në Doha, Katar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë