Cristiano dhe Georgina tregojnë talentin në muzikë

Ndërkohë që po punon për t’u rikthyer në fushë për sfidat e Juventus kundër Ajax në Champions League, Cristiano Ronaldo nuk ka ngurruar të tregojë se ka edhe një talent tjetër të fshehur: atë të këngëtarit.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, portugezi, bashkë me të fejuarën Georgina Rodriguez dhe djalin e madh, shpalosin secili talentin duke kënduar nga një këngë. Por ndërsa Ronaldo duket pak më shumë romantik, Georgina zgjedh të këndojë një këngë ritmike ndërsa djali muzikë hip hop.