“Faturat e “21 janarit”, Garda-Llupos: Na kthe 60 milionë lekë

Gjykata e Lartë ia ka lënë në dorë Administratives shqyrtimin e padisë së bërë nga Garda e Republikës kundër Agim Llupos, ish-gardistit të fajësuar për vrasjen nga pakujdesia të Ziver Veizit, një prej 4 viktimave të 21 janarit 2011.

Në këtë padi Garda i kërkon Llupos t’i kthejë gati 60 milionë lekë të rinj, si shumë e shpenzuar prej saj për dëmshpërblimin e familjarëve të viktimës Veizi.

 Në masën e dëmshpërblimit futen edhe shpenzimet e bëra për shërbimin e avokatëve, ekspertëve dhe psikologut në përballjen gjyqësore të Gardës me familjen e të vrarit para kryeministrisë.

 Padia e Gardës kundër ish-shefit të njësisë speciale, Llupo, u regjistrua në Gjykatën e Tiranës në nëntor 2019, e cila një muaj më vonë ia përcolli për kompetencë Gjykatës Administrative. Garda bëri ankim në Gjykatën e Lartë, por kjo e fundit konfirmoi qëndrimin e Shkallës së Parë.

Kolegji Civil tre anëtarësh i Gjykatës së Lartë argumentonte se mosmarrëveshja në këtë rast buron nga marrëdhënia e punës që kanë pasur Garda e Republikës dhe Agim Llupos e si e tillë ishte mos marrëveshje administrative.

 Në nëntor të vitit 2018 një padi e ngjashme u bë nga Garda edhe kundrejt Ndrea Prendit, ish-komandantin e saj në vitin 2011.

  • LAJMI I FUNDIT | Janë 67 rastet e reja me COVID-19 në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Dy persona nga Tirana kanë humbur jetën
  • LAJMI I FUNDIT | Janë shëruar 45 qytetarë, 8 janë në terapi intensive
  • LAJMI I FUNDIT | 34 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 6 në Kavajë, 4 në Elbasan
  • LAJMI I FUNDIT | 3 raste në Kurbin dhe Korçë, 2 raste në Kukës dhe Krujë, 1 rast në Fier, Lezhë