Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ndryshimi ligjor, mos lëshimi i faturës gjobë 100% të tatimit të padeklaruar

Nga A2 CNN
7 Prill 2019, 15:54 | Ekonomi
Ndryshimi ligjor, mos lëshimi i faturës gjobë 100% të

Sërish ndryshime ligjore nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Parmes një njoftimi për shtyp kjo drejtori sqaroi se mos lëshimi i faturës tatimore, dëftesës tatimore apo faturës tatimore me TVSH dënohet me gjobë të barabartë me 100% të tatimit të padeklaruar.

Ky penalizim, vjen si rezultat i mos lëshimit të faturës, përveç tatimit dhe kamatëvonesave që llogariten dhe paguhen në përputhje me dispozitat e ligjit për procedurat tatimore apo të ligjeve specifike tatimore.

 Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të tatimeve, ndryshimi ligjor parashikon lehtësi për tatimpaguesin, nëse pranon vlerësimin tatimor dhe e paguan detyrimin. Në këtë rast, gjoba zbritet me 30%.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani