Sadiku mahnit Zvicrën, Lenjani gol rekord për 11 sekonda

Armando Sadiku dhe Ermir Lenjani kanë shkëlqyer këtë të diel në kampionatin zviceran të futbollit, pasi të dy kanë realizuar gola spektakolarë për skuadrat e tyre.

Sulmuesi i kombëtares realizoi nga jashtë zone me një predhë të vërtetë kundër Baselit, skuadrës së Taulant Xhakës, duke mahnitur të pranishmit në stadium. i futur në pjesë e dytë, Sadiku kaloi të tijët në epërsi, por Basel në fund arriti të barazonte për ta mbyllur ndeshjen në shifrat 1-1.

Nisje spektakolare të ndeshjes mes Sion dhe Luzern pati Lenjani, i cili realizoi golin më të shpejt të sezonit, duke dërguar topin në rrjetë pas vetëm 11 sekondash, por nuk mjaftoi për t’i dhënë fitoren skuadrës, pasi takimi u mbyll në barazim 2-2.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN