600 milionë zogj vriten çdo vit në qiellgërvishtësit amerikanë

<> on June 22, 2014 in Chicago, Illinois.

Rreth 600 milionë zogj ngordhin çdo vit në Shtetet e Bashkuara pasi përplasen me ndërtesat e larta. Çikago, Hjuston dhe Dallas janë qytetet më “vrastarë”, të paktën kështu rezulton nga një studim i Laboratorit të Ornitologjisë, “Cornell”, të raportuar nga CNN.

Të tërhequr nga drita artificiale në blloqet e larta, zogjtë, që më së shumti udhëtojnë natën, çorientohen dhe përplasen me muret apo dritaret, duke pësuar dëmtime fatale. Çështja bëhet më shumë e ndjeshme gjatë periudhave të shtegtimit në pranverë dhe vjeshtë, kur miliarda zogj kalojnë përmes pjesës qendrore të Shteteve të Bashkuara për të mbërritur në Kanada apo Amerikën e Jugut.

Çikago është qyteti me numrin më të madh të “viktimave” në të dy stinët, i ndjekur nga afër prej Hjustonit dhe Dallasit. “Këto tre qytete kanë një pozicion unik në zemër të zonës me trafikun më të madh të zogjve në Amerikën e Veriut”, thotë autori kryesor i studimit, Kyle Horton.

Shkarkoni aplikacionin e A2