Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Gafa dhe mospërputhje me sistemin VAR, arbitrat italianë në krizë

Nga A2 CNN
8 Prill 2019, 18:44 | Futboll
Gafa dhe mospërputhje me sistemin VAR, arbitrat italianë në

Penalltia e paakorduar në favor të kuqezinjve në Milan-Juventus, dhe ajo e Lazio-s kundër Sassuolo-s kanë shkaktuar debate të forta në lidhje me efiçencën e sistemit e VAR në Itali. Për këtë arsye drejtues, trajner, arbitra dhe futbollistë u mblodhën në Milano për të diskutuar për pjesën e mbetur të sezonit.

Disenjatori i arbitrave në Serie A, Nicola Rizzoli, ka dalë në mbrojtje të gjyqtarëve për vendimet e kësaj fundjave por ky fakt ka rënë në kundërshtim me disa prej klubeve dhe opinionin publik ndërkohë që gjyqtari Fabri i Milan-Juventus dhe Abisso i Lazio-Sassuolo mund të përballen me pezullime të përkohshme.

Sipas Rizzoli-t, VAR ka ndërhyrë 121 herë deri në këtë moment të sezonit duke korrigjuar 89 herë vendimet e arbitrave dhe duke i rikonfirmuar ata 32 herë. E vërteta është se gjenerata e sotme e arbitrave italianë është në krizë pasi vendimet e tyre nuk kanë rezultuar në përputhje me pamjet filmike.

Pikëpyetje të mëdha ngrihen edhe në faktin se kush fshihet pas monitorëve të VAR. Ngërçi më i madh mbeten prekjet me dorë në zonë të cilat nuk po arrijnë të interpretohen si duhet. Nga sezoni i ardhshëm çdo dorë e shkëputur nga trupi në zonë do të konsiderohet 11-metërsh. 7 javë nga fundi i kampionatit krerët e futbollit italian bëjnë thirrje për uniformitet mes arbitrave dhe VAR në mënyrë që skuadrat të mos bëhen peng e gabimeve për objektivat e tyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë