Kriminaliteti në vend, Lleshaj: Ndikim në perceptimin e publikut për sigurinë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, pranoi se situata kriminale në vend ka ndikuar në perceptimin e publikut mbi sigurinë ndaj dhe policia po angazhohet për ta ndryshuar atë.

Pas takimit më zëvendëskryeministrin e Çekisë, njëherësh ministër i Brendshëm Jamachek, Lleshaj tha se për sa i përket dy ngjarjeve ende të pazbardhura, atë të vrasjes së dyfishtë në Shkodër dhe avokatit në Elbasan, janë angazhuar disa institucione të cilat po punojnë për zbardhjen e tyre.

Për sa i përket operacionit forca e ligjit, i përmendur dhe më herët nga Lleshaj në takime me ndërkombëtarët, ministri u shpreh se ai vazhdon dhe mbetet kryefjalë e punës së policisë. Gjatë takimit mes dy homologëve u diskutua dhe mbi procesin e reformave që vendi duhet të marrë për sa i përket integrimit në Bashkimin Evropian.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN