Kuajt e egër, deti dhe perëndimi, foto magjike nga jugu i Francës

Fotot e një tufe kuajsh të egër që vrapojnë në brigjet e jugut të Francës kanë bërë xhiron e botës. Pamjet e 12 kuajve të racës “Camargue” me perëndimin në sfond janë kapur nga fotografi Scott Stulberg, i cili i quajti ato, magjike.

Parku kombëtar natyror në qytezën Sainte Marie de La Mer, pranë Montpellier, është i përbërë nga liqene natyrore, këneta dhe një pjesë e mirë e zonës është nën mbrojtjen e UNESCO-s. Kali Camargue, i njohur zyrtarisht si racë në vitin 1978, mendohet se ka jetuar në atë krahinë për mijëra vjet.

Shkarkoni aplikacionin e A2