Pako e dyshimtë në një zyrë ligjore në Vlorë, dyshohet lëndë plasëse

Një pako e dyshimtë, brenda së cilës dyshohet të ketë lëndë plasëse, është gjetur rreth orës 14:14 në derën e një zyre ligjore, në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë.

Policia ka konfirmuar pakon, ndërsa bën te ditur se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, policia ka rrethuar zonën, ndërsa priten forcat e posaçme xheniere në lidhje me vijimësinë e veprimeve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN