Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Palmer nis takimin me Ramën, nesër me Metën e Bashën

Nga A2 CNN
8 Prill 2019, 16:10 | Politikë
Palmer nis takimin me Ramën, nesër me Metën e Bashën

Matthew Palmer, zv/ndihmës sekretari amerikan ka nisur takimin me Edi Ramën në Kryeministri, ndërsa nesër në drekë do të takohet edhe me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Ndryshe nga sa ishte njoftuar paraprakisht, Palmer do të ketë një takim edhe me kryetaren e LSI Monika Kryemadhin, kurse rreth orës 17.30 zyrtari do të ndodhet në presidencë për takimin me presidentin Ilir Meta.

Gjatë ditës së nesërme zyrtari i lartë amerikan takohet dhe me një grup gazetarësh. Vizita e tij sipas një zëdhënësi të ambasadës amerikane është rutinë në kuadër të një turi në Ballkan, por gjithsesi Palmer vjen në Tiranë në mes të një krize politike që nuk i dihet ende sa do të zgjasë.

Kryeministri Rama është i palëkundur ndaj kërkesës se opozitës për largimin e tij ndërsa opozita mban me 13 prill protestën kombëtare të radhës në përpjekje për të fituar një qeveri tranzitore pa Edi Ramën dhe përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në një proces të lirë e të ndershëm votimi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë