Parashikimi i motit, vranësira dhe shi thuajse gjatë gjithë ditës dhe javës

Kjo javë ka nisur me vranësira dhe shira në të gjithë territorin, situatë kjo e cila do të mbetet e pandryshuar edhe në ditët në vazhdim. Ndërsa kthjellimet do të jenë të shkurtra, më të dukshme gjatë pas orëve të mesditës.

Edhe temperaturat në Shqipëri, në ngjashmëri edhe me tablonë termike të rajonit mesdhetar, kanë pësuar një rënie të ndjeshme në mesditën e sotme, rënie që vijon e lehtë edhe të martën. Edhe periudha nga e mërkura deri në fundjavë, madje deri në datat 15 – 16 prill, nuk pritet të sjellin luhatje të ndjeshme të vlerave termike në vend.

Në vlerësimin meteorologjik afatmesëm, kushtet e motit të paqëndrueshëm do të na shoqërojnë thuajse gjatë gjithë gjysmës së parë të këtij muaji.