Penalltia e çuditshme në Meksikë, portieri befasohet…

Një penallti në një ndeshje 17-vjeçarësh në Meksikë mes Chivas de Guadalajara dhe Buap Lobos po bën xhiron e internetit.

Diego Campillo godet fuqishëm, topi përplaset në traversë dhe portieri mendoi se gjithçka u mbyll. Por topi merr një trajektore te çuditshme dhe pasi përplaset në tokë, përfundon në rrjetë.

Portieri kërkon sqarime te arbitri, por më kot, goli është i rregullt dhe ndoshta herën tjetër portieri do të tregohet më i vëmendshëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN