Përpunimi i qumështit vuan kufizimin e tregut

Fermerët shqiptarë e kanë të pamundur të konkurrojnë me fqinjët, teksa qumështi nuk lejohet të eksportohet drejt tregjeve europiane.

Harresa e gjatë e qeverisë ndaj këtij sektori, por edhe problemet me tokën, aksesi i kufizuar në financim dhe edukimi i dobët i fermerëve janë disa nga faktorët që e pengojnë industrinë të ecë përpara.

Nga ana tjetër, industria e përpunuesve të qumështit shfaq, po ashtu, një sërë problematikash. Numri i baxhove llogaritet në rreth 400 njësi të regjistruara, ndërsa ekzistojnë edhe qindra baxho të tjera informale.

Pjesa më e madhe tyre shërbejnë për prodhimin e djathit, por kanë një teknologji të vjetruar që nuk zbaton kërkesat e standardeve shqiptare apo europiane.

Ndërkohë, në vend operojnë edhe rreth 30 kompani të përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve, por që pavarësisht investimeve vuajnë cilësinë e ulët në lëndën e parë, diçka që i pengon të zhvillohen në tregje të tjera.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN