Po gjuante specien e mbrojtur, natyra “u rebelua”: Vritet nga elefanti, hahet nga luanët

Parqet natyrore të Afrikës prej dekadash janë pre e gjahtarëve vendas ose të huaj që vrasin specie të egra thjesht si trofe, ose për vetinë e tyre, si për shembull fildishi.

Në rastin e ngjarjes së rrallët të ndodhur dje në parkun kombëtar Kruger të Afrikës së Jugut, një grup gjahtarësh ilegalë kërkonte të gjuante gjatë natës disa rinocerontë për bririn e tyre, element shumë i kërkuar në treg si përbërës i disa ilaçeve tradicionale aziatike.

Rinocerontët gjuhen për brirët e shitur në tregun aziatik

Por sipas dëshmive të bashkëpunëtorëve, që më pas u arrestuan, njëri prej tyre pësoi “hakmarrjen” e natyrës teksa u sulmua nga një elefant duk e lënë të vdekur në çast .   

Të terrorizuar, miqtë e viktimës tërhoqën trupin deri në rrugën kryesore, në mënyrë q\ të gjendej nga autoritetet e parkut, dhe më pas u larguan.

Nuk ka mbetur më shumë se kaq nga gjahtari

Të nesërmen autoritetet filluan kërkimet, por shumë pak nga gjahtari i pafat kishte mbetur. Me shumë mundësi një grup luanësh të zonës kishin ngrënë trupin e tij, dhe nga gjahtari nuk kishte mbetur asgjë përtej kafkës dhe një palë pantallona.

“Të hysh në park ilegalisht në këmbë mund të çoj në këto aksidente, dhe nuk është aspak gjë e zgjuar”, deklaroi drejtori i Parkut, Glenn Philipps, “ më vjen keq për të bijat e të ndjerit, që nuk do të kenë shumë nga i ati për të qarë”.

Popullsia e rinocerontëve të zinj, për shkak të këtyre gjahtarëve, ka kaluar nga rreth 65 mijë në 1970 deri në 2400 në 1995, dhe po ripërtërihet me shumë vështirësi falë politikave të rrepta të parqeve.  

Shkarkoni aplikacionin e A2