Prokuroria kërkon 18 vite burg për Balilin

A2 CNN ka mësuar se Prokuroria ka kërkuar ditën e sotme në Gjykatë 18 vite burg Kelmend Balilin.

Por meqenëse ka pranuar gjykim të shkurtuar, dënimi do të shkonte në 12 vite burgim nëse do të shpallej fajtor dhe Gjykata do të pranonte pretencën e Prokurorisë.

Mbi të ashtuquajturin “Eskobari” të Ballkanit i cili ka përfituar edhe gjykim te shkurtuar, rëndojnë 4 akuza: Trafikim i lëndëve narkotike; Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal; deklarim i rremë i pasurisë; Pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale dhe “pastrim parash”.

Vetëm 3 ditë më parë, Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi konfiskim të pasurisë së Kelmend Balilit dhe më konkretisht ish-kampin e Pushimit të Punëtorëve. Kjo kërkesë ka ardhur si pjesë e hetimit pasuror, i cili ka ardhur paralelisht me hetimin penal të nisur dy vjet e gjysmë më parë për Balilin. Në këtë moment, Prokuroria për Krimet e Rënda ka dalë në përfundimin për t’i kërkuar gjykatës konfiskimin e pasurive të sekuestruara që prej më shumë se dy vitesh.

Më saktësisht, bëhet fjalë për mijëra sipërfaqe trualli në qytetin e Sarandës, po ashtu edhe për ish-kampin e Pushimit të Punëtorëve, të njohur si kompleksi “Santa Quaranta”, si edhe të 23 apartamenteve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN