Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Protesta e 13 prillit, Basha mbledh demokratët: Organizim kapilar, jemi shumicë

Nga A2 CNN
8 Prill 2019, 12:05 | Politikë
Protesta e 13 prillit, Basha mbledh demokratët: Organizim kapilar, jemi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi ditën e sotme kryesinë e partisë. A2 CNN mëson se është diskutuar për protestën e 13 prillit.

Ndërkohë, mësohet gjithashtu se Basha ka kërkuar një organizim kapilar për të pasur sa më shumë pjesëmarrje në këtë protestë.

“Për protestën e 13 prillit duhet një organizim kapilar për ta patur pjesëmarrje edhe më të madhe se dy protestat e tjera kombëtare. Kemi të gjithë situatën në favor. Ne jemi de fakto shumicë. Që pas djegies së mandateve, PD ka një rritje të menjëhershme edhe mes të pavendosurve. Jemi shumicë absolute në çdo sondazh të pavarur vendas dhe të huaj. Duhet ta përkthejmë sa më shpejt në votë këtë mbështetje të shqiptarëve. Për këtë arsye, pjesëmarrja e lartë në protestë ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Kërkesa jonë mbetet e pandryshueshme. Largimi i Edi Ramës dhe qeveria tranzitore. Të shpjegojmë kudo në çdo takim që në jemi shumicë dhe duhet ta tregojmë këtë”, mësohet të ketë thënë Basha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë