Publiku mosbesues ndaj vetting-ut, Vasili: Reforma, drejt standardeve më të ulëta

Një sondazh i fundit i realizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka dalë në përfundimin se 63% e shqiptarëve nuk e besojnë vetting-un. A është ky një dështim i Reformës në Drejtësi? Për nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kjo ka ardhur për faj të shumicës.

“Kemi një reformë në drejtësi që është thelluar drejt standardeve më të ulëta, pasi ka qenë edhe kryebeteja, ose “kryebuka” e propagandës së kësaj qeverie, deri në nivelin e një vulgariteti që lë shije të hidhur”, tha Vasili. “Edhe sot përgjigjen duke thënë se ‘ata ikën sepse kanë frikë nga Reforma në Drejtësi’. Në u çliruam nga çdo lloj imuniteti dhe ata vazhdonin duke mbajtur këtë histori, që sot kuptohet fare mirë që, si çdo gjë që tentohet të kapet me çdo kusht, shkon në këtë pikë”.

Vetë Komiteti i Helsinkit ka mbështetur më parë Reformën në Drejtësi dhe për këtë është sulmuar nga opozita. “Ne kemi thënë që është një reformë në drejtësi e kapur, kushdo që e mbështet këtë gjë bëhet pjesë e problemit. Shumë mirë që sot ka një reflektim kaq të fortë, ndonëse me vonesë”, shtoi Vasili.

Për analistin Roland Lami, pavarësisht rezervave për sondazhit, perceptimi negativ mbetet, për disa arsye. “Gjykata Kushtetuese është inekzistente sot, ka vonesë në verifikimin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, ka zvarritje të krijimit të SPAK dhe BKH”, thotë Lami. “Edhe vetë institucionet që kanë mbajtur anën e qeverisë, sot janë skeptikë. Dhe për këtë fatura i shkon qeverisë, jo opozitës”.

Shkarkoni aplikacionin e A2