Riatdhesohen dhjetëra shqiptarë nga Franca, Ministria e Brendshme: “E kotë të kërkosh azil”

Vetëm në 24 orët e fundit rreth 50 shtetas shqiptarë janë rikthyer nga Franca si pasojë e shkeljes së rregullave të zonës Shengen, dhe refuzimit të autoriteteve franceze për dhënien e statusit të azilantit. 

Një fenomen shqetësues por edhe i kotë, sipas zv/ministres së brendshme Rovena Voda që shton se “jo vetëm që është një kosto e madhe për qytetarët shqiptarë, por është një hap i gabuar”, sepse kufizon këto qytetarë “në udhëtime të tjera drejt vendeve të BE-së”.

Shqipëria është deklaruar si “vend i sigurt” nga autoritetet e vendeve evropiane, gjë që përjashton kërkesën për azil në BE.

Shkarkoni aplikacionin e A2