Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Sekuestrohen drogë, armë, municione dhe një mjet i blinduar; 4 në pranga

Nga A2 CNN
8 Prill 2019, 18:58 | Kronikë
Sekuestrohen drogë, armë, municione dhe një mjet i blinduar; 4

Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona të cilëve u ka sekuestruar një pistoletë, municione luftarake, një sasi të dyshuar si lëndë narkotike dhe një mjet të blinduar tip BMW.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë përfunduar L. D., 33 vjeç, banues në Tiranë; D. A., 38 vjeç, banues në Tiranë; O. L., 38 vjeç, banues në Tiranë; E. G., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Policia ka ushtruar kontroll në banesën me qira ku personat jetonin, pasi dispononte nga qytetarët informacion se mbanin në banesë sende të kundërligjshme. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, ata kanë larguar disa prej këtyre sendeve, duke i hedhur nga ballkoni.

A2 CNN Livestream

Dita jonë