Sistemi elektronik i deklarimit të pasurive, Soreca: Të bashkuar kundër korrupsionit

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive organizon takimin me teme “Rrugëtimi drejt ngritjes dhe funksionimit të sistemit të ri elektronik të deklarimit të interesave”.

I pranishëm ishte edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca, i cili u shpreh se sot është një ditë e mirë për Shqipërinë, kur tregon se luftën kundër korrupsionit e merr seriozisht.

“Kjo luftë është thelbësore për qytetarët dhe reputacionin e vendit. Komuniteti ndërkombëtar, BE, janë këtu për të mbështetur Shqipërinë në këtë rrugë. Ne qëndrojmë të bashkuar dhe ndajmë barrën ndaj kësaj lufte. Kjo luftë kërkon vullnetin politik të autoriteteve në vend. Këto autoritete janë dhe marrësit e parë të këtij mesazhi nga BE. Ajo që duket qartë është se më shumë të ekspozuar ndaj tij janë qytetarët e thjeshtë, që nga studentët te biznesmenët.

Komisioni Europian po përfundon raportin e 2018-ës. Iniciativa e sotme do të jetë pjesë e këtij raporti. Pse është e rëndësishme të funksionojë një sistem elektronik i verifikimit të pasurisë? Kjo do ta bëjë më të shpejtë verifikimin. Dhe media do të ketë mundësi të shohin sa transparentë e të ndershëm janë zyrtarët e tyre”, u shpreh Soreca.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN