Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Sot dhe nesër në Tiranë, Palmer takime me liderët politikë dhe gazetarët

Nga A2 CNN
8 Prill 2019, 09:54 | Politikë
Sot dhe nesër në Tiranë, Palmer takime me liderët

Matthew Palmer, zv/ndihmës sekretari amerikan do të jetë sot dhe nesër në Tiranë. Sot pasdite rreth orës 15.30 ai takohet me kryeministrin Edi Rama, ndërsa nesër në drekë me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Ndryshe nga sa ishte njoftuar paraprakisht, Palmer do të ketë një takim edhe me kryetaren e LSI Monika Kryemadhin, kurse rreth orës 17.30 zyrtari do të ndodhet në presidencë për takimin me presidentin Ilir Meta.  

Gjatë ditës së nesërme zyrtari i lartë amerikan takohet dhe me një grup gazetarësh. Vizita e tij sipas një zëdhënësi të ambasadës amerikane është rutinë në kuadër të një turi në Ballkan, por gjithsesi Palmer vjen në Tiranë në mes të një krize politike që nuk i dihet ende sa do të zgjasë.

Kryeministri Rama është i palëkundur ndaj kërkesës se opozitës për largimin e tij ndërsa opozita mban me 13 prill protestën kombëtare të radhës në përpjekje për të fituar një qeveri tranzitore pa Edi Ramën dhe përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në një proces të lirë e të ndershëm votimi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani