Strategjia e Qerimajt, garon në baterinë B dhe synon medalje

Erkand Qerimaj do të garojë në baterinë B në kampionatin e Europian të peshëngritjes që do të zhvillohet në Gjeorgji pas dy ditësh.

Kjo zgjedhje nuk është e rastësishme për Qerimajt, madje është një strategji e shkodranit, i cili në këtë mënyrë synon të ngjitet në podium.

Në baterinë B, intensiteti i garës është më i shpejtë, me provat shumë pranë njëra-tjetrës. Fituesi i medaljes së vendit të tretë në Botëror eviton pritjen e gjatë dhe i jep vetes mundësi të paraqitet në maksimumin e potencialit në secilin stil.

Ndryshe nga bateria B, në baterinë A, ku rivalizojnë disa peshëngritës, distanca nga njëra provë në tjetrën është e madhe dhe kjo bën që peshëngritësi të shpenzojë më tepër energji në palestër, duke tentuar që në pedanë të shfaqet në maksimumin e tij.

Qerimaj do të ngjitet në pedanë në datën 10 prill në orën 13:00.