Të shkëlqyerit në punë, hapet programi i katërt kombëtar i praktikave të punës

Në Universitetin e Arteve u hap thirrja e katërt për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.

Kryeministri Rama tha se ekselentët praktikantë do të jenë më të favorizuarit për të mbajtur vendin e punës pas një viti praktike.

“Ofron jo thjesht një njohje nga brenda të institucioneve, por edhe mundësinë që pas praktikës çdo njëri që e kalon këtë proces të mund të futet në procesin e konkurrimit për një vend në administratë, duke pasur avantazhin që ka për praktikën e punës. Marrja e një vendi pune është në kompeticion mes tyre dhe jo me të tjerë. Kjo krijon kushtin që çdo kush ka mbaruar me 9 apo me 10-ta të ketë mundësi zgjedhje në varësi të rezultatit dhe të ketë mundësi të hyjë në administratën publike pa konkurs, duke pasur një vit kontratë për t’u përgatitur dhe vendin e punës të marrë pa konkurs ta ruajë nëpërmjet konkursit”, tha Kryeministri Rama.