Tragjedi në Pukë, çifti humb jetën nga zjarri në banesë

Ngjarje e rendë në Pukë ku një familje është shkatërruar nga zjarri që ka përfshirë banesën e tyre.

Sipas informacioneve, shtetasi P.N. 46 vjeç dhe bashkëshortja D.N 35 vjeçe kanë humbur jetën, ndërsa kanë arritur të shpëtojnë 4 fëmijët e tyre 11, 12, 13, dhe 15 vjeç.

Fëmijët janë transportuar në spital me dëmtime të lehta por të shokuar nga ngjarja.

Sipas analizës paraprake, dyshohet se shkaku mund të jetë një shkëndijë elektrike, por grupi hetimor ende po vijon veprimet për përcaktimin  e ngjarjes.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN