Ambasadori italian: Shumica të bëjë një hap pas

Ambasadori italian Alberto Cutillo i bën thirrje shumicës që të bëjë një hap pas, por sipas tij, kjo nuk do të thotë që të përmbushen të gjitha kërkesat e opozitës.

“Mesazhi im për politikanët është i dyfishtë. Nga një anë që protestat të vazhdojnë, por të jenë gjithmonë paqësore. Mesazhi i dytë, vlen për të gjithë, e ndoshta më shumë për shumicën, që të bëjë një hap drejt dialogut. Sepse Qeveria ka një përgjegjësi më të plotë për atë që ndodh në vend dhe pasiguria e tensioni politik nuk është në të mirë as të saj”, tha Cutillo.

Ai shtoi se kriza politike mund të ndikojë në vendimin e Brukselit për çeljen e negociatave. “Është në interes të Shqipërisë që të mbërrijë në këtë datë me dialog politik. Nuk do të thotë që Qeveria të pranojë kërkesat e opozitës, por të niset një dialog i sinqertë për shqetësimet që ka ngritur opozita, për të cilat shumica mund të marrë masa”.

Shkarkoni aplikacionin e A2