Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Arta Dade: Faji i Ramës që s’ka të dënuar për 21 Janarin, veproi si Basha

Nga A2 CNN
9 Prill 2019, 22:38 | Politikë
Arta Dade: Faji i Ramës që s’ka të dënuar për 21

Për Arta Daden, Edi Rama ka mbajtur në kurriz mëkatet e qeverisë së kaluar dhe tashmë pas 6 viteve nuk mund ta hedh fajin te qeveria e kaluar.

Ish-ministrja e Jashtme u shpreh në emisionin “I Ftuari” të Endri Xhafos se Rama bëri të njëjtin veprim si Lulzim Basha kur erdhi në krye të Bashkisë, duke mos çuar asnjë dosje në prokurori. Dade thotë se nuk është faji i drejtësisë që nuk ka të dënuar për 21 janarin apo për prishjen e serverit në Kryeministri.

“Ajo që ka ndodhur me zotin Berisha është faji i Edi Ramës, që nuk çoi as një dosje lidhur me bëmat e Sali Berishës dhe një nga premtimet që ne i dhamë elektoratit ishte që Sali Berisha do të vihej para drejtësisë dhe kjo nuk është bërë. Për këtë mëkatin nuk e ka fare drejtësia sepse ti nuk e ke çuar fare të drejtësia.

Rama nuk e ka bërë këtë pasi edhe Basha nuk e bëri këtë gjë kur shkoi në bashki. Mbasi i dha Ramës: Ti je 20 përqindëshi dhe akuza pa fund. Ai shkoi në zyrë dhe nuk çoi asnjë dosje në prokurori. Kjo gjë ndodhi edhe me ne. Vetëm për 21 janarin nuk ka asnjë të dënuar, nuk kemi asnjë të dënuar për prishjen e serverit të Kryeministrisë dhe tashmë që kanë kaluar 6 vite, ti nuk mund t’i hedhësh fare fajin forcave politike që kanë qenë më parë në qeverisë. Ti vetë i ke larë ato dhe mëkatet e tyre i ke mbajtur mbi kurriz”, u shpreh Arta Dade.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani