Braçe në Shkodër, PS me projekt real për të shndërruar qytetin

Zëvendëskryeministri Erion Brace, në kuadër të vizitave blic në prefekturat e vendit për të kontrolluar drejtoritë rajonale,  ishte mëngjesin e së martës në Shkodër.

Nga atje ai ka konfirmuar, që partia socialiste do të paraqesë jo vetëm një emër si kandidat për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, por një projekt konkret për të shndërruar Shkodrën.

“Nuk do të kandidojmë thjesht si parti socialiste por si projekt që i ndryshon faqen gjithë Shkodrës, pas 29 vjetësh”, deklaroi Braçe.

Brace i pyetur në lidhje me kërkesat e opozitës për largimin e kryeministrit Edi Rama si kusht për t’u futur në zgjedhje, pasi ka ardhur në pushtet me vota të blera, Brace dha këtë përgjigje.

“Kam informacione pafund që në zgjedhjet vendore këtu janë blerë vota pa hesap. Kemi kontestuar ne legjitimitetin e zonjës në krye? Jo, nga momenti që institucionet  që merren me procesin zgjedhur nuk i kanë kontestuar, nuk na takon”, deklaroi Braçe, duke shtuar se “ne do hymë në zgjedhje gjithsesi, kush vendos të largohet nuk e mbajmë asnjë me zor”.

Shkarkoni aplikacionin e A2