Briken Calja, kampion i Europës në shkëputje, i dyti në dygarësh

Peshëngritësi Briken Calja është shpallur kampion i Europës në stilin e shkëputjes në kampionatin që po zhvillohet në Gjeorgji.

Peshëngritësi shqiptar ngriti në provën e parë 152 kilogramë, në provën e dytë 156 kilogramë, ndërsa dështoi në provën e tretë me 160 kilogramë. Megjithatë, peshëngritësi shqiptar arriti të renditet i pari në këtë stil me 156 kilogramë.

Ndërkohë, në stilin e shtytjes, Briken Calja u rendit i dyti, pasi konkurrenca ishte e jashtëzakonshme me bullgarin Bozhidar, i cili vendosi rekord Europian me 192 kilogramë, ndërsa Calja gaboi në provën e parë dhe të tretë, ndërsa në të dytën ngriti 183 kilogramë.