Demi: Rama po shkatërron PS-në, filozofia e tij politike është anarkia

Enkel Demi i ftuar sot në emisionin “Dita Jonë”, ka analizuar situatën politike në vend.  

Duke komentuar mundësinë e ekzistencës të një rryme kundër Ramës brenda Partisë Socialiste,  gazetari i njohur mendon se kjo mund të jetë e mundshme sepse “është një çështje pushteti, ai nuk ka ndarë pushtetin”, që konfirmon faktin që sipas tij, kryeministri Rama “çdo gjë ka dashur në këtë botë përveç Partisë Socialiste”.  

Demi ka zbuluar edhe një anekdotë të së kaluarës, në kohën kur Rama ishte kryebashkiaku i Tiranës, kur i pyetur nga ai vetë për arsyet për të cilat nuk anëtarësohej në PS, përgjigjej me një “Si mund të rri unë te ajo partia e komunistëve, si mund të rri unë me Gramoz Ruçin?“.

Enkel Demi

Sipas tij filozofia politike e kryeministrit është anarkia, dhe se ai po shkatërron strukturat bazë të PS-së. “Për mua kur u bë kryetar partie ishte gjë e shkëlqyer, tani është e rrezikshme”.

Ndërkohë që për Demin, Lulzim Basha vetëm sot po bën kryetarin e opozitës, dhe se “kalimi me këmbë në det” i shprehur nga Berisha nënkupton edhe të rezistosh nga tundimet edhe në momentin kur do të përsëriten qëndrime refraktare nga komuniteti ndërkombëtarë, dhe nga vetë amerikanët sot në takim.

Shkarkoni aplikacionin e A2