Dyshohet për trafikimin e 613 kg kokainë, Arbër Cekaj kërkon azil në Gjermani

Arbër Cekaj ka kërkuar azil në Gjermani. Sipërmarrësi u akuzua vitin e kaluar për trafikun e 613 kilogramë kokainë të gjetur në kontenierin e bananeve të biznesit të tij, “Arbër Garden ”, dhe u shpall në kërkim.

Kontenieri i modifikuar ishte nisur nga Kolumbia duke kaluar përmes Italisë dhe Maltës, me destinacion final portin e Durrësit, dhe zbulimi i ngarkesës ishte një nga ngjarjet e bujshme të 2018-ës.

Kërkesa e azilit po shqyrtohet nga gjykata e Essen, ndërkohë që në shqyrtim është edhe kërkesa për ekstradim në Shqipëri.

Droga e sekuestruar

Cekaj u përfol edhe në një tjetër ngjarje të bujshme, që përfshiu Ervis Matën dhe Ervis Martinaj në Bllok.

Në kërkim në atë rast u shpall edhe biznesmeni Eldi Dizdari, që dyshohet nga prokuroria të jetë i përfshirë në këtë ngjarje, pasi sipas Prokurorisë shkak i përplasjes dyshohet të ketë qenë prishja e pazareve të drogës, pasi Eldi Dizdari është kushëri i Arbër Çekajt.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN