Kufiri Kosovë-Serbi, Dade: Rusia e interesuar për ndryshim, do të kishte efekt domino

Ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Arta Dade foli në emisionin “I Ftuari” edhe për marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë si dhe për ndryshimin e mundshëm të kufirit.

Arta Dade u shpreh se ndryshimi i kufirit është edhe në interes të Rusisë pasi do të kthehej në një precedentë dhe më pas Moska do të justifikonte shumë territore.

“Lidhur me ndryshimin e kufijve ka edhe një ndryshim jo konstant edhe nga Presidenti i Kosovës. Në fillim u fol edhe për shkëmbim territoresh, më pas korrigjim të kufirit. Në anën tjetër, Rusia është e interesuar që kjo lojë të hapet në rajon, pasi nëse kjo ndodh, atëherë krijohet precedenti dhe Rusia justifikon edhe Krimenë edhe shumë konflikte të tjerë që mbahen si të ngrira, për të hapur kutinë e pandorës dhe efektin domino që do të kishte e gjitha kjo”, tha ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë.

Arta Dade theksoi se kjo nismë do të destabilizonte rajonin. “Kjo nuk mund të bëhet me nisma individuale dhe pa transparencë. Kjo nismë do ta destabilizonte rajonin”, tha Arta Dade.

Shkarkoni aplikacionin e A2