Ky është dëmtimi më i keq i të gjitha kohërave në sport

Një dëmtim i tmerrshëm ka detyruar gjimnasten amerikane Samantha Cerio të mbyllë karrierën në moshën 22-vjeçare.

Gjatë një gare në një turne në Shtetet e Bashkuara, studentja e Universitetit “Auburn” ajo mbylli numrin e saj duke u ulur në tokë me të dy këmbët, por gjunjët nuk i mbajtën dhe dolën nga vendi.

“Pas 18 vitesh karrierë, e mbylla me sportin”, shkroi në një postim në Instagram gjimnastja. Pamjet e dëmtimit u përhapën me shpejtësi në rrjete sociale dhe disa prej specialistëve e kanë cilësuar si dëmtimin më të keq të të gjitha kohërave në sport.

Shkarkoni aplikacionin e A2