Lobimi i PD në SHBA, Palmer: Çështje në hetim

A ndikoi lobimi i PD në mosemërimin e Kathleen Ann Kavalec si ambasadore në Shqipëri? Sipas zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Matthew Palmer ajo është ende kandidate. “Senati amerikan nuk është se e ka rrëzuar emërimin e saj”, tha ai. “Shpresoj të kemi një emër së shpejti”.

“Lobimi është normal ose legjitim përsa kohë është brenda rregullave, transparent dhe i qartë. “Është një çështje në hetim dhe nuk mund të jap detaje në lidhje me të”, shtoi Palmer.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN