Me uniformë speciale dhe antiplumb, zbulohet foto e grabitësit të vrarë

Miliona euro u grabitën ditën e sotme në pistën e aeroportit të Rinasit nga persona të armatosur.

Me një automjet me mbishkrimin “Policia Tatimore”, autorët arritën të çajnë rrethimin e aeroportit dhe grabitën miliona euro në momentin që paratë do të transportoheshin në avionin që do të nisej drejt Austrisë.

Gjatë largimit, autorët shkëmbyen zjarr me policinë, ku për pasojë mbeti i vrarë një prej autorëve. Në një foto të siguruar nga A2 CNN, personi i vrarë është me veshje speciale dhe antiplumb, që tregon edhe përgatitjen e personave që kryen grabitjen.

Ndërkohë, forca të shumta policore janë duke punuar intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN