Operacioni i Europol, lirohen 40 nga 55 të arrestuarit

Prokuroria belge ka mbajtur në arrest 15 nga 55 persona e ndaluar të premten, si pjesë enjë aksioni antidrogë të Euruopol, I cili është përshkruar si goditje kundër mafias shqiptare në Europë. Në njoftimin e Europol thuhet se në aksion kanë marrë pjesë 650 policë në Belgjikë, Holandë, Francë, Itali dhe Mbretëri të Bashkuar, të cilët kanë bastisur disa adresa në koordinim me autoritetet në Serbi.

Në pyetjen nëse aksioni është bërë në koordinim edhe me autoritetet në vendet tjera të Ballkanit, zëdhënësi i Europol, Jan Op Gen Oorth, u shpreh: “Organizata ka përkrahur qarkullimin e informacionit mes vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të tjera me të cilat rrjeti ka pasur kontakte, duke përfshirë edhe ato në Ballkanin Perëndimor”. Zëdhënësi ka refuzuar që të zbulojë kombësinë e të arrestuarve duke i cilësuar të gjithë si “mafia shqipfolëse”.

Ndër të tjera, “Deutsche Welle” thotë se janë zbuluar 17 plantacione të kanabisit, 200 gram kokainë, para “cash” dhe gjashtë vetura luksoze. Mbetet ende e paqartë përse shumica e të arrestuarve janë liruar dhe nëse kundër tyre janë ngritur akuza për t’u lënë të mbrohen në liri. Europol bën me dije se “hetimi ka pasur në shënjestër grupe kriminale të përfshira në shumë aktivitete, duke përfshirë trafikimin e kanabisit në sasi të mëdha, kokainës, prostitucionin, trafikimin me qenia njerëzore dhe pastrimin e parave”.

Shkarkoni aplikacionin e A2