Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Palmer dhe Ballkani, zyrtari i lartë amerikan rol kyç në Rajon

Nga A2 CNN
9 Prill 2019, 12:56 | Bota

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan, Matthew Palmer është një emër i njohur në Ballkanin perëndimor.  Zë kryesor i Shteteve të Bashkuara për krizat në rajon, ai ka vizituar shpesh vendet e Ballkanit në momente kyçe.

Mbështetës i dialogut si mënyrë për zgjidhjen e mos marrëveshjeve, gjatë vizitave në Kosovë dhe serbi ai u ka bërë thirrje palëve të ulen sërish në tryezën e bisedimeve. Ndërsa nuk ka ofruar zgjidhje specifike për krizën mes dy vendeve, Palmer ka inkurajuar palët të gjejnë një mënyrë për të vazhduar para për arritjen e një marrëveshje të pranueshme nga të dyja palët.

Por ishte sërish Palmer, bashkë me dy zyrtarë të tjerë të lartë, që i përcolli Prishtinës mesazhin e fortë për prishje marrëdhënieve me Uashingtonit nëse nuk do të hiqej taksa prej 100 përqind ndaj produkteve serbe.

Palmer dhe Vucic

Ai e dënoi vendimin me termat më të ashpër dhe theksoi se lidhjet mes dy vendeve ishin në rrezik. Zëvendës ndihmës sekretari amerikan pati një rol edhe në çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Ai vizitoi Shkupin në momentin kur u shtuan debatet për ndryshimin e emrit, ndërsa opozita e VMRO-DPMNE u përpoq të pengonte procedurat. 

Në Bosnjë Hercegovinë kërkoi implementimin e shpejtë të rezultateve të zgjedhjeve në 2018-tën dhe ndryshimin e ligjit elektoral.

Në rajonin e trazuar nga konfliktet e risjell edhe kriza politike në Shqipëri, ku do të përpiqet edhe një herë të nxisë palët për një zgjidhje përmes dialogut.

Një nga romanet e Matthew Palmer

Palmer ka edhe një dimension tjetër, që lidhet gjithsesi me njohuritë e tij diplomatike: është autor i disa romaneve triller dhe fanta-politike, që kanë patur sukses në kritikë, si “Secrets of State”, “The American Mission” ose "The Wolf of Sarajevo”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli