Palmer: Shqipëria ka qeveri legjitime, opozita të marrë pjesë në zgjedhje

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer, tha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët se opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhje dhe se ai nuk është në Shqipëri për të sjellë një platformë për të zgjidhur krizën.

“Shqipëria ka një qeveri legjitime me të cilën në bashkëpunojmë. Ajo është vend aleat dhe do të ketë suportin tonë. Kam besim se kjo qeveri do të çojë vendin përpara dhe do vazhdojë me zbatimin e reformave si ajo në drejtësi”, tha Palmer.

“Nuk jam këtu për të negociuar një platformë me palët. Të gjitha partitë politike duhet të marrin pjesë në zgjedhje dhe duhet të punojnë fort për to dhe procesin politik. Opozita duhet të gjejë një mënyrë për të marrë pjesë në zgjedhje. Inkurajoj të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhjet e qershorit”.