Pasaportat diplomatike, Cakaj: I dorëzoni sepse do të bllokohen

Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj në një deklaratë për mediat paralajmëroi bllokim të pasaportave diplomatike të personave që nuk përmbushin kushtet për të mbajtur atë dokument.

Sipas Cakajt, Shqipëria ka dyfishin e pasaportave diplomatike që kanë vendet shumë herë më të zhvilluara.

“Sot ka më tepër 350 persona që mbajnë pasaportë diplomatike në shpërputhje me ligjin, si deputetë matanë legjislaturës, gjykatës që nuk kanë kaluar Vettingun si dhe shoqërues të personazheve të njohur. I ftoj të gjithë të dorëzojnë pasaportën diplomatike, sepse do të bllokohet menjëherë dhe do të shpallet e pavlefshme”, deklaroi zëvendësministri i Jashtëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2